Rreth Nesh

»Provime per te gjitha nivelet dhe nevojat

Jeni nivel fillestar apo keni aftesi te shkelqyera ne gjuhen angleze? Deshironi te perdorni anglishten per qellime studimi, punesimi apo deshironi te jetoni ne nje vend anglishtfoles? Cambridge ESOL ka nje game te gjere provimesh qe mbulon te gjitha nivelet dhe nevojat.

»Diploma qe njihen ne mbare boten

Diplomat Cambridge ESOL njihen nga 12 500 organizata ne te gjithe boten, duke perfshire universitete, kompani shumkombeshe, departamente qeveritare, ambasada etj. Nga keto mund te permendim: Ambasada Angleze ne Shqiperi, Ministria shqiptare e Arsimit dhe Shkences, FIAT Group Automobiles, American Express, Alitalia, DHL ,University of Oxford, Birmingham City University, Aston University, Loncoln College, Sheffild College etj.

»Anglishte e vertete nderkombetare

Cambridge ESOL perdor materiale te marre nga jeta e perditshme ne vendet anglishtfolese. Per pjesen e degjimit p.sh., folesit jane njerez te mare nga Mbreteria e Bashkuar, Australia, Kanadaja ose Shtetet e Bashkuara te cilet e kane anglishten gjuhe amtare.

»Vleresim i besueshem

Provimet Cambridge ESOL mbeshteten ne nje program kerkimor i cili eshte me i madhi i llojit te vet per te bere te mundur nje  vleresim te sakte te aftesive te kandidatit. Keshtu, provimet Cambridge ESOL testojne ne menyre te efektshme gramatiken, fjalorin, anglishten e folur, ate te shkruar dhe aftesine per te kuptuar materiale audio ne anglisht te marre nga radioja, televizioni etj.

 

Procedura e organizimit dhe vleresimit te provimeve ka per qellim qe te siguroje integritet dhe barazi midis kandidateve ne 2700 qendrat Cambridge ESOL te shperndara ne 130 vende te botes. Te gjitha fletet e provimit shtypen prane strukturave Cambridge ESOL ne Angli dhe vleresimi i provimeve behet gjithashtu prane ketyre strukturave. Diplomat jane te pajisura me fotografi te kandidatit te mare ne diten e provimit dhe paraqesin standarte te larta sigurie.

Close